Gjiganti spanjoll, Atletico Madrid është duke shfaqur interesim për mesfushorin gjerman të Arsenalit, Mesut Ozil.
Ozil është në fund të kontratës me Arsenalin dhe ende nuk ka nëshkruar kontratën e re, shkruan arbresh.info.
Ish mesfushori i Real Madridit është nën kritika të mëdha nga analistët e futbollit anglez dhe tifozëve të klubit për shkak të përformacave të dobët në këtë fillim sezoni.
Sipas The Sun, Atletico Madrid ka filluar bisedimet me Ozilin rreth një rikthimi sensacional të tij në futbollin spanjoll si lojtar i ri verën e ardhshme.
Ozil ishte transferuar në vitin 2013 nga Reali në Arsenal.
Gjermani për Arsenali ka shënuar 33 gola në të gjitha garat, 25 prej tyre në Premierligë dhe 44 asista. /arbresh.info/