Google ADS

Atletico Madrid mposhtë Real Betis, hynë në top katër

17:57 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Atletico Madrid ka arkëtuar tri pikë në udhëtim ndaj Real Betis pasi e mposhti me rezultat 1 – 2 në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Ndeshja ishte e barabartë nga të dy anët derisa vendasit kishin posedimin e topit kurse mysafirët kishin më shumë gjuajte në gol

Në pjesën e parë të dy klubet provuan të shënojnë mirëpo, dështuan të gjejnë rrugën drejt golit, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa në pjesën e dytë Angel Correa në minutën e 58-të zhbllokoi shifrat, ndërsa Alvaro Morata në minutën e 84-të shënoi golin e fitores.

E vetmja gjë që mundën të bëjnë vendasit ishte goli i nderit në minutat shtesë të pjesës së dytë nga Marc Bartra (90+3).

Pas kësaj fitore, Atletico ngritët në vendin e katër me 32 pikë, ndërsa Real Betis renditët në vendin e 13-të me 23 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme