Atletico ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Sipas “Corriere dello Sport”, Atlético Madrid ka bërë një ofertë rreth 40-50 milionë euro për Martinezin.
Kjo ofertë u konsiderua shum e ulët nga drejtuesit e ekipit italian, të cilët do të fillojnë negociatat vetëm për një çmim rreth 80-90 milionë euro.
Tani për tani qëllimi i “Nerazzurëve” është të rinovojnë kontratën e argjentinasit, duke i ofruar atij një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.
Pavarësisht problemeve ekonomike, në Inter besojnë se shitja e mundshme e Hakimit në PSG, do ti lejojë ata ti mbaj në ekip yjet e tjerë.
23- vjeçari, këtë sezon ka zhvilluar 38 ndeshje me fanellën e Interit në Serie A, dhe ka realizuar 17 gola. /lajmi.net/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?