Atletico Madridi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën kineze, Dalian Yifang, për transferimin në Kinë të dyshes, Yannick Carrasco dhe Nicolas Gaitan.
Ylli belg, Yannick Carrasco, ishte transferuar në Atletico nga Monaco në korrik të 2015 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 124 paraqitje për Los Colchoneros.
Carrasco ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 17 asistime, ndërsa çmimi i transferimit të tij mendohet të jetë 60-70 milionë euro.
Në anën tjetër, Nico Gaitan u transferua te Atletico në verën e 2016 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 49 paraqitje me klubin spanjoll.
Argjentinasi në këtë sezon ka zhvilluar 13 ndeshje, por pa arritur të gjej ndonjë gol për skuadrën e Diego Simeones, ndërsa transferimi i tij mendohet të ketë kushtuar 30 milionë euro.
Atletico Madridi iu ka uruar fat të dy futbollistëve në përvojën e tyre të re në Kinë te skuadra Dalian Yifang. /arbresh.info/
https://twitter.com/atletienglish/status/968165269158838274
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë