Atletico Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Bayer Leverkusenin.
Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të zhvilluar në Bay Arena, Los Rojiblancos fituan me rezultat 4-2, ndërsa sfida kthyese në Vicente Calderon përfundoi pa fitues (0-0).
Skuadra gjermane u përpoq t’i ndryshonte gjërat në pjesën e parë, mirëpo Volland e Brandt nuk i konkretizuan rastet e tyre. Nga ana tjetër, ekipi spanjoll që e kontrollonte rezultatin, me raste ishte i rrezikshëm.
Volland pati mundësi të realizonte edhe në fraksionin e dytë, mirëpo nuk ia doli. Në këtë mënyrë, Atletico Madridi u kualifikua në çerekfinale.
Shorti për ndeshjet çerekfinale do të ndahet më 17 mars (e premte). Përballjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 11 dhe 12 prill, kurse ndeshjet kthyese më 18 dhe 19 prill.
“Tash shkoj e puthi”, Gjesti flet me Rovenën dhe Vullnetin p...
“Kujt ia mësyj e shti në dorë”, Xheneta dhe Anisa përplasen ...
Rita Ora u shoqërua nga nëna e saj Vera në mbrëmjen e yjeve ...
Kosovare Asllani shënon kundër Serbisë
Kurti me Kallasin: S’duam që BE-ja dhe NATO-ja të kenë alter...
Leo e pyet Xhenetën: A mendon se të ka tradhtuar Drenusha?