Atletico Madrid ia vazhdon kontratën lojtarit që po shkëlqen

17:03 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Atletico Madrid ia ka vazhduar kontratën futbollistit Thomas Partey deri në vitin 2023, përcjellë arbresh.info. 

Ai është shndërruar në lojtar të rëndësishëm për mesfushën e ekipit të Diego Simeones.

“Shpresoj se do të qëndroj këtu për shumë vite dhe ta ndihmoj klubin. Përpiqem të punoj fort sepse nuk është e lehtë të futesh në ekipin e parë dhe për mua është krenari të punoj në këtë klub”, ka thënë Thomas Partey. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme