Jose Maria Gimenez pritet të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar veror.
Qendërmbrojtësi uruguaian është pjesë e Los Colchoneros që nga vera e vitit 2013 dhe ka qenë ndër pikat kyçe të skuadrës së Diego Simeones.
Por lojtari është gati për një aventurë të re dhe i ka bërë të qartë tanimë këtë gjë drejtuesve të Atleticos.
Chelsea, Manchester United dhe Juventus janë tri skuadrat e mëdha që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit.
Marca ka raportuar se te Atletico janë të gatshëm ta shesin yllin e mbrojtjes dhe tanimë i kanë vendosur edhe një çmim për largimin e tij.
Kryeqytetasit spanjoll i kanë bërë të qartë tre gjigantëve evropianë se nëse duan Gimenezin duhet paguar shuma prej 60 milionë eurove.
Ndryshe Atletico Madrid synon që ta zëvendësojë uruguaianin me qendërmbrojtësin francez Presnal Kimbpembe. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...