Google ADS

Atletico Madrid fiton me shumë vështirësi ndaj Malaga-s

18:27 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Atletico Madrid ka fituar tre pikët e plota ndaj Malagas, duke fituar me rezultat minimal 1 me 0.

Skuadra nga Madridi startoi me formacionin e tyre më të mirë dhe kjo iu shpagua trajnerit argjentinas, Diego Simeone.

‘Los Colchoneros’ shënuan qysh në minutën e parë për rezultatin 0 me 1, kur sulmuesi Antoine Grezimann përfitoi nga një top i kthyer në zonë nga goditja e Saul Niguez.

Malaga tentoi ta barazonte rezultatin në pjesë të parë, nëpërmjet Gonzalo Castro dhe Brown Ideye, por pa pasur sukses.

 

Në pjesën e dytë mysafirët arritën ta kontrollonin lojën dhe tentuan ta dyfishonin epërsinë.

Diego Costa rrezikoi seriozisht portën e Malagas, por portieri Roberto ishte në vend.

Atleticos iu anulua një gol i Fernando Torresit, për shkak të pozitës jashtë loje.

Me këtë fitore Atletico Madrid përforcon pozitën e dytë në tabelë me 52 pikë, ndërsa Malaga mbetet në pozitën e fundit me 13 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme