Google ADS

Atletico Madrid fiton me “remontada” kundër Valencias

23:26 | 22 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Atletico Madrid është rikthyer nga 2-0 në 3-2 duke arritur të fitojë ndeshjen kundër Valencias, e vlefshme për xhiron e 22-të të LaLigës

Ynunus Musah zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, për epërsinë fillestare të mysafirëve.

Ndërsa, një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Hugo Duro dyfishoi epërsinë e Valencias.

Në pjeën e dytë, Atletico mblodhi forcat dhe arriti të rikthente rezultatin.

Matheus Cunha ngushtoi epërsinë në minutën e 64-të për 3-2.

Kur u mendua se tashmë ndeshja kishte përfunduar, vendasit shënuan edhe dy gola të shpejtë në kohën shtesë.

Angel Correa barazoi rezultatin në 2-2, pastaj menjëherë pas dy minutash, Mario Hermoso shënoi për t’i siguruar tri pikë mjaftë të vlefshme Atleticos.

Me këtë fitore, Atletico gjendet në vendin e katërt me 36 pikë të grumbulluara, ndërsa Valencia gjendet në vendin e nëntë me 29 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme