Ylli i Juventus-it, Douglas Costa nuk është i kërkuar vetëm nga Manchester United, por mund të shkëmbehet me mesfushorin e Atletico Madrid-it, Thomas Partey ose mbrojtësin Stefan Savic.
Braziliani këtë verë është nxjerrë në merkato, pasi nuk arriti të hyjë në formacionin e Maurizio Sarri-t shkaku i lëndimeve të shpeshta, transmeton portali arbresh.info.
Kishte raportime që Costa është pjesë e ofertës së “Bianconerëve” për Paul Pogba.
Por, sipas Calciomercato, Costa është në ‘radarin’ e Diego Simeone dhe ndoshta mund të arrihet marrëveshja në verë.
Juventus ka interesim për Partey dhe Savic, andaj është i hapur për shkëbimin e brazilianit me ndonjërin nga dy lojtarët.
Juve e vlerëson kartonin e Costa-s rreth 50 milionë euro./arbresh.info.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...