Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit

20:40 | 26 Nëntor 2024
D.H

Atletico Madridi ka arritur të shënoj fitore me rezultat 0-6 ndaj Sparta Prahas në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kampionëve.

Julian Alvarez e hapi llogarinë e golave në minutën e 15-të. Kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë, Marcos Llorente dyfishoi epërsinë, shkruan Arbresh.info.

Alvarez realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 59-të.

Kurse 11 minuta më vonë, Griezmann shënoi për 0-4.

I inkuadruari  në lojë, Angel Correa realizoi dy gola të shpejtë në minutat 85-të dhe 89-të, për t’i dhënë epilogun final kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Atletico Madridi arrin në kuotën e nëntë pikëve kurse Sparta Praha mbetet me katër sosh.

Në këtë sfidë u paraqiten dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi nga minuta e parë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme