Atletico Madridi është duke kërkuar nënshkrimin me yllin e Juventusit, Paulo Dybalan, si një zëvendësues të Antoine Griezmannit.
Raportet në rritje thonë se Griezmann do të largohet nga Wanda Metropolitano për transferim në Barcelonë në fund të sezonit, andaj klubi është duke bërë plane, transmeton portali arbresh.info.
Një seri raportesh nga ‘Marca’ dhe ‘Onda Cero’ pretendojnë që sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është prioritet i ‘Los Rojiblancos’, të cilit kanë si ide për të dërguar në anën e kundër mbrojtësin Stefan Savic.
Drejtori sportiv i Atleticos, Andrea Berta thuhet se ka arritur një marrëveshje me vëllain e Dybalas, Gustavon, që të gjitha fundet e siguruara nga shitja e Griezmann të shfrytëzohen në këtë marrëveshje.
24-vjeçari nënshkroi marrëveshje afatgjate me “Zonjën e Vjetër” një vit më parë, por është lënë në bankinë këtë sezon me vetëm 18 paraqitje në Serie A./arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë