Bazuar nga raportet që vijnë nga Spanjë këtë mbrëmje, Atletico Madridi i është bashkuar Arsenalit në garën për mesfushorin e Real Madridit, Marcos Llorente.
Mesfushori 22-vjeçar i talentuar vjen nga akademia e të rinjve në kryeqytetin spanjoll dhe mundësia e parë për të qenë pjesë e formacionit startues iu dha në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Llorente ka pasur probleme për të mbajtur pozitën e rregullt në mesfushë që nga atëherë për shkak të prezencës së yjeve si Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Mateo Kovacic dhe tani Dani Cabellos.
Llorente shpenzoi vitin e kaluar një sezon të suksesshëm në formë huazimi te skuadra në La Liga, Deportivo Alaves, gjatë të cilit ai bëri 32 paraqitje megjithëse është informuar që mund të transferohet falas nga Madridi këtë verë.
Gjiganti në Premierë Ligë, Arsenali ka qenë i lidhur me transferimin e Llorentes javën e kaluar pasi Arsene Wenger thuhet të jetë një admirues i madh i një talenti të tillë.
Megjithatë, “Topçinjtë” nuk janë të vetëm tani në garën për mesfushorin spanjoll, pasi rivali i Realit në La Liga, Atletico, i është bashkuar garës për shërbimet e tij.
Edhe pse skuadra e Diego Simeones e ka të ndaluar të bëjë transferimi këtë verë, thashetheme të ndryshme pretendojnë që ata do t’i garantojnë pozitën startuese në skuadër nëse futbollisti pret deri në merkaton e muajit janar./arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...