Google ADS

Atletico fiton në shtëpi, Juve para një detyrë tepër të vështirë

22:59 | 20 Shkurt 2019
Arbresh Info

Me një avantazh prej 2 me 0, Atletico do të udhëtojë në Torino për takimin kthyes kundër Juventusit.

Skuadra e Diego Simeones ka gjetur dy herë portën në takimin si nikoqir mbrëmjen e sotme (e mërkurë) duke shënuar me anë të dy mbrojtjeve të saj në Wanda Metropolitano kundër “Zonjës së Vjetër”, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët ishin të shkëlqyer këtë mbrëmje duke krijuar një mori rastesh.

Jose Gimenez (78′) dhe Diego Godin (83′) janë autorët e golave për skuadrën madrilene, por portën e gjeti në këtë takim edhe sulmuesi Alvaro Morata por që goli i tij u anulua pas shqyrtimit me anë të teknologjisë VAR.

Atletico kishte mundësi të siguronte edhe një penalti gjatë pjesës së parë pas një ndërhyje të ashpër ndaj sulmuesit Diego Costa, por VAR gjykoi se sulmuesi ishte jashtë zonës së penaltisë duke ngjallur kështu përçarje mendimesh.

Po ashtu, një rast të shkëlqyer e kishte edhe Antoine Griezmann që goditi shtyllën e portierit Wojciech Sczezny.

Me një disavantazh prej 2 me 0, skuadra e Massimiliano Allegrit gjendet para një detyre mjaftë të vështirë para takimit kthyes në Torino më 14 mars./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme