Atletico ka fituar me përmbytje sonte kundër Eibar duke e mposhtur atë tek në fund me rezultat 3-2. Edhe në këtë ndeshje ka shkëklqyer talenti i ri, Joao Felix
Atletico Madrid ka ruajtur bilanc 100% në tri ndeshjet e gushtit duke fituar me rezultat 3-2 sonte kundër skuadrës se Eibar.
Një ndeshje me shumë gola dhe tepër interesante ishte kjo në La Liga këtë javë edhe pse nuk ishte pritur që të jetë e tillë.
Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Eibar të cilët kaluan në epërsi në minutën e shtatë me Charles.
Befasia erdhi në minutën e 19-të me anë te Arbillat që dyshoi epërsinë për vendasit.
Megjithatë, Atletico tregoi shenja të rikthimit ku Joao Felix shënon pas asistimit te Diego Costas në minutën e 27-të.
Mke këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Atletico Barazon në minutën e 52-të me Vitolon por goli i fitores erdhi tek në minutën e 90 ku shënoi Thomas Partey.
Me këtë fitore, Atletico merr kreun e tabelës së La Liga me nëntë pikë, duke lënë pas Sevillan dhe Athletic Club me nga gjashtë të tilla. /GazetaExpress/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...