Atletico fiton me rikthim sensacional ndaj Sevillas, kthehet fuqishëm në garë për kreun e tabelës

23:11 | 8 Dhjetor 2024
D.H

Atletico Madridi ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat 4-3 ndaj Sevillas në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga.

Ishte, Rodrigo de Paul që shënoi golin e parë në këtë sfidë pas 10 minutave lojë, shkruan Arbresh.info.

Por, mysafirët u rikthyen fuqishëm me një gol vetëm dy minuta më vonë me anë të Lukebakios.

Ndërkohë 20 minuta më vonë Romero shënoi për epërsinë e Sevillas.

Altetico një minutë para përfundimit të pjesës së parë, shënoi me anë të Alvarezit por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë në minutën e 57-të, andaluzianët shënuan edhe golin e tretë me Sanchezin.

Mirëpo pesë minuta më vonë, Griezmann rihapi ndeshjen sërish me golin e tij. Samuel Lino 11 minuta para fundit barazoi rezultatin në ndeshje.

Kurse Griezmann me golin e tij të dytë personal në minutën e katërt shtesë i dha fitoren skuadrës së tij.

Me këtë triumf, Atletico është në kuotën e 35 pikëve dhe ndodhet në pozitën e tretë, ku është vetëm tri pikë largë liderit Barcelonës dhe një më pak se Reali që është i dyti.

Kujtojmë se dy ekipet nga Madridi kanë një ndeshje më pak se lideri Barcelona./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme