Atletico Madrid iu është bashkangjitur në çerekfinale të Kupës së Mbretit ekipeve si Barcelona, Mallorca, Sevilla, Celta Vigo, Girona, Real Sociedadi, Athletic Bilbao e Mallorca.
Skuadra e Diego Simeonës mposhti atë të Real Madrid me rezultat 4-2 pas extra-time, duke e eliminuar nga gara.
Ishte skuadra e Atletico ajo që zhbllokoi takimin me golin e realizuar nga Lino në minutën e 39’, megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Oblak bëri autogol në minutën e 45+1’.
Atletico ktheu edhe njëherë avantazhin në minutën e 57-të me golin e Moratas.
Por mbretërit arritën të barazonin në minutën e 82-të, kur Jude Bellingham asistoi bukur te Joselu që shënoi për 2-2.
Në vazhdime, Atletiko arritit të shënoj dy gola të tjerë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Antonio Griazman shënoi për rezultatin 3-2 në minutën e 100-të, ndërsa Rodrigo Riquelme vulosi fitoren e Atletikos në minutën e 119-të./rtk
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...