Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë

19:35 | 26 Nëntor 2024
D.H

Atletico Madrid është duke e mposhtur Sparta Prahan me rezultat 2-0 pas pjesës së parë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kampionëve.

Ishte, Julian Alvarez që shënoi në minutën e 15-të, golin e parë në këtë sfidë kurse dy minuta para fundit, Marcos Llorente dyfishoi epërinë.

Në ndeshjen tjetër Milani është duke barazuar me rezultat 1-1 me Slovan Bratislavan.

Pulisic shënoi i pari në minutën e 21-të, teksa tre minuta më vonë sllovakët barazuan me anë të Barseghyan./Arbresh.info

 

Të ngjashme