Atletico Madridi ka siguruar kualifikimin në finale të UEFA Evropa Ligës duke eliminuar Arsenalin.
Gjiganti spanjoll ka regjistruar fitore me rezultat të përgjithshëm 2 me 1 ndaj “Topçinjve” për të vazhduar tutje në kompeticionin e dytë më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.
Goli nga Diego Costa për 1 me 0 në takimin kthyes në Wanda Metropolitano ishte vendimtar në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte).Sulmuesi spanjoll është vlerësuar me notën 8.1, por me notë të tillë është vlerësuar edhe Antoine Griezmann për asistimin e këtij goli.
Granit Xhaka është lojtari me notën më të lartë te skuadra e Arsenalit. Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 7.6. Futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.3.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Arsenali, Nacho Monreal (6.0)./arbresh.info/
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore