Google ADS

Atleti nga Kosova skualifikohet nga Lojërat Paralimpike në Paris

23:02 | 31 Gusht 2024
R J
Atleti nga Kosova, Grevist Bytyqi, është skualifikuar nga Lojërat Paralimpike që po mbahen në Paris.

Bytyqi garoi në atletikë, në grupin T46, vrapim deri në 1.500 metra dhe përfundoi i 15-ti në grupin e tij me kohë prej 4:32.88

Bytyqi, 33 vjeç, është atleti i parë që ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Paralimpike.

Lojërat Paralimpike nisën më 28 gusht dhe në to marrin pjesë më shumë se 4.000 atletë me dëmtime fizike, pamore dhe mendore, do të garojnë në 22 sporte.

Këto lojëra po mbahen disa javë pasi Parisi mirëpriti Lojërat Olimpike Verore.

Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike me 11 sportistë dhe ekipi kosovar e përfundoi Olimpiadën me dy medalje, të bronztë dhe të argjendtë, që të dyja në xhudo.

Përveç këtyre medaljeve, xhudistet kosovare në Lojërat paraprake Olimpike, në Rio dhe Tokio, i kanë siguruar Kosovës edhe tri medalje të arta./ REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme