Rusët dhe bjellorusët nuk do të marrin pjesë në paradën e atletëve në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Verore që në këtë korrik mbahen në Paris, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të martën.
Gjithashtu, Zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) John Coates nuk është i sigurt se sa atletë rusë do të garojnë si atletë neutralë në Lojërat e Parisit, por mendon se do të jenë deri në 40 pjesëmarrës.
Nën sanksionet e vendosura për shkak të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, për të cilin Bjellorusia e përkrahu, IOC po lejon vetëm disa atletë rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë në Paris nën kufizime të rrepta.
Atletët neutralë do të garojnë vetëm në sporte individuale pa flamuj, stema ose himne kombëtare, dhe atletët që mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë, ose janë të kontraktuar me ushtrinë ruse ose bjelloruse, nuk kanë të drejtë.
The IOC issues new restrictions for athletes from Russia and Belarus
The IOC has banned Russian and Belarusian athletes from participating in the opening ceremony of the Olympics in Paris. In case of victories, the athletes will be awarded to music without words, and the medals… pic.twitter.com/HYCLswMhvN
— NEXTA (@nexta_tv) March 19, 2024
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...