Dashuria e njerëzve për Michael Jordan është aq i madh edhe sot e kësaj dite sa ka nga ata sportdashës të basketbollit që mund të bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm për të veshur një palë atlete të legjendës amerikane.
Një palë atlete të veshura nga Michael Jordan në kohët e arta kur luante për Chicago Bulls, pikërisht në vitin e largët 1985 janë shitur për një çmim marramendës.
Atletet u shitën tre herë më shumë se çmimi i parashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas Sotheby’s.
Dhjetë persona nga e gjithë bota garuan për të blerë atletet e Jordan që u shitën për 560.000 dollarë në një ankand në internet.
Nike Air Jordan 1, që u veshën nga basketbollisti gjatë periudhës kur luante me Chicago Bulls, pritej të shiteshin 100.000 deri në 150.000 dollarë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një palë atlete të Nike të vitit 1972 që u shitën për 437.500 dollar.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...