Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka gjetur golin në ndeshjen e Sheffield Wednesday në udhëtim te Charltoni.
Sheffield Wednesday ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Charltoni me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Championship.
Njëri nga lojtarët kryesor në këtë fitore të mysafirëve ishte sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu.
Nuhiu luajti si titullar në këtë ndeshje dhe arriti ta shpërblej trajnerin e tij, i cili pati një besim të madh tek shtatlarti i Kosovës.
Sulmuesi i Dardanëve shfrytëzoi për mrekulli një harkim të mirë në minutat shtesë duke shënuar me kokë për 3-1 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Ky ishte goli i dytë i Nuhiut këtë sezon në Championship, teksa ka edhe një asistim.
30-vjeçari shënoi gol edhe në ndeshjen eliminatore të Kosovës në humbjen 2-1 në udhëtim te Çekia.
https://twitter.com/ndunne76/status/1200785257139560448
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...