Google ADS

Atdhe Nuhiu realizon dy gola në fitoren ndaj Reading

22:53 | 26 Janar 2018
Arbresh Info

Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij ndaj Readingut.

Dy golat nga ylli kosovar i kanë ndihmuar Sheffield Wednesday të siguroj fitore të lehtë me rezultat 3 me 1 ndaj skuadrës në Championship në raundin e katërt të FA Cup, shkruan portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Kosovës gjeti portën para dhe pas pjesës së parë duke i dërguar “Olves” drejtë raundit të pestë para se George Boyd të realizonte për 3 me 0.

Cameron Dawson realizoi autogol për 3 me 1 tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte) në Hillsborough.

Nuhiu ka bërë gjithsej 11 paraqitje te Sheffield Wendesday në Championship./arbresh.info/

https://twitter.com/swfc/status/957004858216865792

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme