Google ADS

Atdhe Nuhi nënshkruan kontratë të re në Sheffield Wednesday

15:07 | 10 Maj 2018
Arbresh Info

Atdhe Nuhi ka nënshkruar kontratë të re duke vendosur të ardhmen e tij te klubi Sheffield Wednesday.

Sulmuesi kosovar që përfundoi sezonin 2017/18 në formë të shkëlqyer ka vendosur lapsin në një kontratë të re dy vjeçare, shkruan portali arbresh.info.Si një anëtarë i rëndësishëm i skuadrës brenda dhe jashtë fushës, Nuhiu ka lulëzuar nën menaxhimin e Jos Luhukay. Holandezi mori për herë të parë detyrën në derbin Sheffield gjatë muajit janar – e para nga 23 ndeshjet në pjesën e dytë të sezonit – kohë gjatë të cilës Nuhiu ka shënuar 13 gola.

Reprezentuesi i Kosovës përfundoi sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar nëntë gola brenda tetë ndeshjeve, përfshirë një hat-trick në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi kundër Norwichit.

Sulmuesi iu bashkua klubit në korrik të vitit 2013 falas pas largimit nga skuadra turke Eskisehirspor./arbresh.info/

https://twitter.com/swfc/status/994529493866958848

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme