Atalanta e ka mundur me rezultat 0-3 AC Milan në San Siro. Mirëpo, pavarësisht humbjes, AC Milan mbetet kampionë dimëror në Serie A, pasi që Interi ka barazuar me Udinesen në ndeshjen tjetër
AC Milan është turpëruar nga skuadra e Atalantës në shtëpi të vet, duke u mposhtur me rezultat 0-3.
Që nga fillimi i ndeshjes, Atalanta ishin më të mirë dhe vazhdimisht sulmuan portën e Donnarummës.
Goli i parë për Atalantën erdhi në minutën e 26-të dhe atë e shënoi Cristian Romero.
Edhe pse pësuan gol, AC Milan nuk arritën që të organizojnë ndonjë aksion të rrezikshëm në drejtim të portës se mysafirëve.
Megjithatë, pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.
Në pjesën e dytë, kur u prit që Atalanta të kthehej në lojë, kjo nuk ndodhi dhe mysafirët përsëri ishin më të mirë.
Kështu Kessie do të godiste me bërrylë pa nevojë Ilicicin duke shkaktuar penallti, të cilën i njëjti lojtar e shndërron në gol në minutën e 53.
Pas pësimit të golit të dytë, AC Milan ishin më të mirë dhe ishin afër që ta ngushtojnë rezultatin.
Por një kundërsulm i shpejt i Atalantës në minutën e 77-të rezultoi me golin e tretë që e shënoi Zapata.
Kjo humbje e lënë në vendin e parë Milanin por këtë falë barazimit të Interit në Udinese me rezultat 0-0. Kështu AC Milan pavarësisht humbjes është kampion dimëror në Serie A me 43 pikë. /GazetaExpress/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...