Atalanta ka shënuar fitore ndaj Napolit si mysafir me rezultat 3-0, në derbin e javës së 12-të të Serie A.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënon që në rastin e parë.
Ademola Lookman përfitoi nga një tollovi në zonë dhe më një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.
Scott McTominay tentoi ta kthejë në lojë Napolin me një gjuajtje të fortë nga distanca, por shtylla ndali festën e tij për gol.
Në minutën e 31-të, Lookman sërish doli në skenë, kësaj radhe me një gjuajtje nga distanca shënoi për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Amir Rrahmani ishte afër golit, por që gjuajtja e tij nuk gjeti rrjetën.
Deri në fund të dy skuadrat tentuan golin, por në kohën shtesë ishte Mateo Retegui që gjeti rrjetën për 3-0.
Napoli mbetet lider edhe përkundër humbjes me 25 pikë, ndërsa tani Atalanta është e dyta me 22 pikë. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...