Atalanta ka mposhtur me Milanin me rezultat të thellë 5 – 0 në kuadër të javës së 17-të në Seria A.
Golin e epërsisë për Atalantan e shënoi Gomez në minutën e 10-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.
Në pjesën e dytë vendasit ishin shumë me të mirë dhe arritën të shënojnë katër herë në portën e “Rosonerëve”.
Në minutën e 61-të Pasalic dyfishoi rezultatin ndërsa Ilicic pas dy minutave trefishoi rezultatin, ky i fundit shënoi përsëri në minutën e 72-të kurse golin përfundimtar në ndeshje e shënoi Muriel në minutën e 83-të.
Pas kësaj fitore, Atalanta ngritët në vendin e pestë me 31 pikë ndërsa Milan renditët në vendin e 10-të me 21 pikë./arbresh.info.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...