Atalanta dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Nikoqirët ndodhen në vend të dytë në Grupin D me katër pikë të arkëtuara nga dy xhirot e para (një fitore dhe një barazim), kurse Redsat kanë gjashtë pikë nga dy fitore.
Alejandro Gomez dhe Luis Muriel u zëvendësuan në ndeshjet e fundjavës, mirëpo janë në gjendje të luajnë në këtë takim.
Pierluigi Gollini është në dispozicion të trajnerit, mirëpo Marco Sportiello pritet të jetë portieri kryesor në këtë takim.
Nga ana tjetër, Marten de Roon dhe Robin Gosens nuk mund të luajnë, ashtu që Gian Piero Gasperini duhet të mendojë për zëvendësues.
Para udhëtimit drejt Italisë, Jurgen Klopp ka konfrimuar se Joel Matip është kthyer në stërvitje të plota, së bashku me Naby Keita dhe Kostas Tsimikas.
Me mungesën e Fabinho dhe Virgil van Dijk, si dhe padisponueshmërinë e Nathaniel Phillips, kthimi i Matip është lajm i mirë. Mirëpo, duke qenë se në fundjavë zhvillohet derbi i Ligës Premier ndaj Manchester City, trajneri mund të vendosë të mos e rrezikojë. Ndërsa alternativë është 19-vjeçari Rhys Williams.
Xherdan Shaqiri dhe Diogo Jota kanë qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit, prandaj nuk do të ishte befasi nëse që të dy fillojnë nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme
Atalanta: Sportiello; Romero, Toloi, Gjimsiti; Hateboer, Pasalic, Freuler, Mojica; Gomez, Muriel, Zapata.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Williams, Gomez, Robertson; Henderson, Milner, Shaqiri; Salah, Mane, Jota.
Statistika dhe fakte
Në gjashtë ndeshjet e fundit të Atalantas në Ligën e Kampionëve janë shënuar më shumë se 2.5 gola për takim.
Në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve janë shënuar më pak se 2.5 gola për takim.
Liverpooli e ka mbajtur portën të paprekur në tri sfidat e fundit në garën e madhe evropiane.
Redsat i kanë fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve,
Atalanta i ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë takimet e fundit në garën prestigjioze evropiane.
Forma në gjashtë ndeshjet e fundit
Parashikimi
Në fundjavën që lamë pas, Atalanta regjistroi vetëm fitoren e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit duke mposhtur Crotonen në udhëtim.
Liverpooli ka fituar katër ndeshje radhazi që nga lëndimi i Virgil van Dijk, megjithëse në tri prej tyre diferenca ka qenë vetëm me një gol epërsi.
Skuadra italiane bën një lojë mjaft ofensive, derisa ekipi anglez aktualisht ka probleme me lëndime në fazën mbrojtëse. Sidoqoftë, Redsat konsiderohen favoritë të lehtë në këtë sfidë.
/Telegrafi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...