Berat Gjimshiti ka arritur të gjej vendin e titullarit tek Atalanta këtë sezon. Qendërmbrojtësi ka bërë paraqitje të mirë në tre ndeshje të Serisë A, duke u bërë kështu pjesë e planeve të trajnerit Gasperini. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë është përshtatur shumë mirë me skemën e Gasperinit, duke u aktivizuar si titullar në tre javët e para të Serisë A.
Nisur nga kjo, mediat italiane shkruajnë se skuadra e Presidentit Percassi, ka vendosur që të rinovojë kontratën me qendërmbrojtësin shqiptar.
Kontrata aktuale e Gjimshitit me Atalantën skadon në qershor të vitit 2019, por duket se ajo do të zgjatet. Pas dy sezoneve, që luajti me Avellino dhe më pas me Benevento, drejtuesit zikaltër, venosën që të mbajnë Gjimshitin me qëllim që të luajë më shpesh në mbrojtjen me tre.
Duke pasur parasysh ndryshimin e trajnerit Gasperini, është e mundur që palët të takohen para Krishtlindjeve, për të zgjatur kontratën aktuale.
Aktualisht Gjimshiti përfiton një pagë prej 300 mijë euro në sezon, e cila mund të ndryshojë me kontratën e re. Në varësi të paraqitjes së futbollistit gjatë këtij sezoni pritet të vendoset edhe për zgjatjen e kontratës. Berat Gjimshiti luajti më parë te Benevento ndërsa tashmë është rikthyer te Atalanta.
Ai ka gjetur vendin e titullarit në tre ndeshjet e para të Serisë A, për shkak edhe të angazhimit të Atalantës në turet kualifikuese të Ligës së Europës. Ndërkohë për minutat e luajtura me Atalantën, Gjimshiti ka marrë vlerësime pozitive nga mediat italiane. /telesport.al/
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...