Google ADS

Atalanta e PSG kërkojnë fitore në mënyrë që të kualifikohen në gjysmëfinale, formacionet zyrtare

19:54 | 12 Gusht 2020
Arbresh Info

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet çerekfinalja e Ligës së Kampionëve mes Atalanta-s dhe PSG-së.

Dy skuadrat do bëjnë më të mirën që të ecin tutje duke marrë parasysh se ende nuk e kanë fituar trofeun me prestigjiozë në botë, shkruan portali arbresh.info.

Te vendasit vërehet mungesa e Gollini dhe Palomini, të cilët janë të lënduar, ndërsa Ilicic nuk është i pranishëm shkaku i arsyeve personale.

Ndërsa te “Parisienët” nuk do luajë Angel di Maria, i cili është i suspenduar shkaku i kartonit të verdhë.

Formacionet zyrtare tashmë janë publikuar:

Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Djimsiti, Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens, P.Gomez, Pasalic, Zapata.

PSG: Navas, Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat, Herrera, Marquinhos, Gueye, Sarabia, Neymar, Icardi.

Përballja zhvillohet në Lisbonë dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme