Atalanta e mposhtë Valencian edhe në ndeshjen kthyese, kualifikohet në çerekfinale

22:56 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Atalanta ka fituar derbin e zjarrtë kundër Valencias, ku u shënuan plotë tetë gola, ndërsa rezultati i përgjithshëm doli të jetë 4 – 8 në të mirë të skuadrës italiane.

Mysafirët luajtën më mirë gjatë tërë ndeshjes, kurse rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 3 – 4, ndeshje ku shkëlqeu Josip Ilicic që shënoi poker.

Gol i hershëm nga Ilicic nga pika e bardhë në minutën e tretë kaloi vendasit në epërsi, ndërsa vendasit barazuan rezultatin përmes Gameiros në minutën e 21-të, por ishte përsëri Ilicic që në minutën e 43-të përsëri nga penalltia ktheu epërsinë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në 45-minutëshin e dytë ishte Gameiro që barazoi shifrat në minutën e 51-të ndërsa në minutën e 67-të Torres me euro gol kaloi vendasit në epërsi për herë të parë në ndeshje.

Por, mysafirët u këndellën shpejt duke barazuar rezultatin me Ilicic në minutën e 71-të, që kompletoi hat-trickun ndërsa fitoren e vulosi lojtari i njëjtë në minutën e 82-të.

Kundërshtari i radhës për Atalanta do zbulohet pas hedhjes së shortit.

https://twitter.com/mexeuro10/status/1237495664726204422

https://twitter.com/golkoliktr/status/1237487554712256513

https://twitter.com/RCaribas/status/1237494875802787841

https://twitter.com/baketerana/status/1237496490530091011

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme