Atalanta dhe Milan synojnë transferimin e Divock Origit

09:08 | 13 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Klubet e Serie A po ndjekin sulmuesin e Liverpool-it, Divock Origi.

“TMW” raporton se Atalanta dhe AC Milan janë në gjurmët e Origit dhe po konsiderojnë transferimin e tij qysh në janar.

Sulmuesi belg ka bërë emër edhe një herë në javë e fundit, pasi i siguroi fitoren Liverpoolit kundër Wolves dhe Milan.

Interesimi i “Rossonerëve” lidhet me përpjekjet e tyre për të ‘zëvendësuar’ Zlatan Ibrahimovicin, ndërkohë që Atalanta përmendet si një opsion i dytë – veçanërisht nëse Luis Muriel largohet nga skuadra e Serie A.

Raporti shton se një ‘pengesë kryesore’, e cila mund të jetë negocimi i pagës, me paketën aktuale të Origit, shumë të lartë për secilin klub./Arbresh.info

Të ngjashme