“Ata po fshihen”, Rooney akuzon të dëmtuarit e United: E braktisën trajnerin Ten Hag!

16:06 | 13 Maj 2024
KRG

Ky sezon i Manchester United është për t’u harruar sa më parë. Skuadra nuk ka mundur të ruajë vazhdimësinë e rezultateve duke rënë poshtë në klasifikim teksa edhe në ndeshjen e fundit në “Old Trafford”, u dorëzuan përballë Arsenalit duke u mposhtur me rezultatin 0-1.

Trajneri Erik ten Hag për shkak të dëmtimeve, nuk kishte në dispozicion shërbimet e lojtarëve që konsiderohen si yjet e skuadrës si Rashford, Bruno Fernandes apo Maguire. Në lidhje me këtë situatë, legjenda e United, Wayne Rooney theksoi se beson se disa prej tyre po shtiren si të dëmtuar me qëllimin për të shmangur kritikat duke lënë kështu të vetëm trajnerin Erik ten Hag.

“Jam i bindur se disa prej atyre lojtarëve që thonë se janë të dëmtuar, mund të luajnë. Jam i bindur 100% për këtë. Skuadra po merr kritika dhe lojtarët e kanë të lehtë të tërhiqen dhe të ruhen për finalen e FA Cup. Nuk e kuptoj si një lojtar nuk reagon kur trajneri del në konferencë dhe thotë se nuk i pëlqen sjellja e lojtarëve.

Ky është ofendim, nëse trajneri im do të fliste në këtë mënyrë atëherë unë nuk mund të ndryshoja sjellje në fushë. Më duket sikur këta lojtarë thjesht po presin që të mbyllin sezonin”, u shpreh Rooney./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme