Astrit Thaqi nga sot është bërë pjesë e FC Drita.
Mbrojtësi i Superligës së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin më të madh gjilanas, pas largimit nga KF Ballkani ditën e djeshme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë FC Drita, përmes një njoftimi, ku shihet Thaqi duke nënshkruar marrëveshjen e re me drejtorin sportiv, Valon Zymberi.
“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi. Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin”, ka shkruar Drita,
Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare, ku është paraqitur për shumë skuadra në Kosovë, dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkanit, me të cilët shkruajti historinë duke u kualifikuar dhe duke luajtur në grupet e Ligës së Konferencës.
Thaqi mund të mbulojë dy pozicione në mbrojtje, atë të krahut të majtë dhe në qendër./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...