Aston Villa shokon Manchester Unitedin, shënon dy gola brenda pesë minutave

21:49 | 26 Dhjetor 2023
D.H

Manchester United është nikoqir i Aston Villës në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League.

Ndërkaq rezultati aktual është 2-0, pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.

Skuadra e Unai Emery po vazhdon formën e mirë teksa ka arritur të shënoj dy gola brenda pesë minutave për të shkuar në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë me epërsi komode.

Golin e parë e ka shënuar McGinn në minutën e 21-të, teksa Dendoncker ka dyfishuar epërsinë pesë minuta më vonë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme