Aston Villa ka mposhtur Brentfordin me përmbysje në kuadër të xhiros së 17-të, në Premier League.
Villa arriti të përmbysë rezultatin e Brentfordit 1-0, që e kishte krijuar në pjesën e parë, teksa ndeshje përfundoi 2-1, shkruan Arbresh.info.
Lewis-Potter i dhuroi Brentfordit epërsinë në minutën e 44-të.
Teksa pjesa e dytë pati një fytyrë tjetër, në minutën e 71-të, Ben Mee i Brentford është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme.
Ky vendim erdhi pas rishikimit të situatës me sistemin VAR.
Të drejtuarit e Unai Emery shfrytëzuan mjaftë mirë mungesën e një lojtari të kundërshtarëve dhe vetëm pas gjashtë minutave barazuan rezultatin, me anë të Alex Morenos.
Kurse golin e fitores e shënoi Ollie Ëatkins në minutën e 85-të.
Në fundin e ndeshjes saktësishtë në minutën e shtatë shtesë mbrojtësi i Villës, Kamara është ndëshkuar me karton të kuq.
Pas kësaj fitore Aston Villa është ngritur në pozitën e dytë me 38 pikë, një më pak se lideri Arsenali, e një më shumë se Liverpooli që aktualisht është në vendin e tretë.
Kujtojmë që Liverpooli ka një ndeshje për të zhvilluar dhe me rast fitore ngritët në vendin e parë.
Kjo është ndeshje e nëntë pa humbje në të gjitha garat për të drejtuarit e Unai Emery./Arbresh.info/
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit