Milot Rashica gjithnjë e më shumë është në fokusin e shumicës së klubeve në Europë
Sulmuesi kosovar, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Werder Bremen në vitin 2019, qysh në janarin e 2020-ës është synim i disa skuadrave.
Mediumi i njohur amerikan, “The Athletic”, ka shkruar sonte që në mesin e shumë skuadrave që janë të interesuara shumë për Rashicën është edhe Aston Villa.
Skuadra e Premier Ligës është në kërkim të përforcimi të vijës së sulmit të saj, pasi që kjo është pozita ku ata çalojnë më së shumti.
Mirëpo, problemi kryesor për Aston Villën kanë dalë paratë që kërkon klubi gjerman. Sipas kësaj media, Bremen ka kërkuar 41 milionë euro nëse ata dëshirojnë transferimin e tij.
Kujtojmë se edhe Rashica nuk do të ndryshonte ambient nga Bremen, pos nëse në derën e tij troket ndonjë skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...