Manchester City nuk ka arritur të marrë tre pikë të plota ndaj Feynordit përkundër që pati epërsinë 3-0 deri në minutën e 75-të.
Feynordi bëri një rikthim të çmendur dhe brenda 15 minutave, arriti të barazoj rezultatin 3-3 dhe të marrë një pikë në “Etihad Stadium”, shkruan Arbresh.info.
Haaland një minutë para fundit të pjesës së parë shënoi fillimisht për 1-0.
Gundogan në minutën e 50-të e dyfishoi epërsinë, teksa norvegjezi, Erling Haaland tre minuta më vonë shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën.
Mirëpo, Hadj Moussa në minutën e 75-të, dha “shenja jetë” për Feynordin kur shënoi për 3-1.
Shtatë minuta më vonë holandezët shënuan edhe golin e dytë me Gimenezin.
Ndërsa një minutë para fundit ndodhi “çmenduria”, kur Hancko barazoi rezultatin në 3-3.
Deri në fund gola nuk pati dhe kjo ishte ndeshje e gjashtë me radhë e Cityt që nuk njeh fitore në të gjitha garat.
Pas pesë ndeshjeve, të drejtuarit e Guardiolës kanë tetë pikë kurse Feynordi ka një pikë më pak./Arbresh.info
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja