Sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas është lavdëruar për shfaqen e një niveli të ri të intelegjencës futbollistike, pasi u shfaq duke marrë një karton të verdhë qëllimisht mbrëmë kundër Valencias.
Reprezentuesi spanjoll hapi rezultatin për Celta Vigon në humbjen e mbrëmshme 2-1 kundër Valencias në “Estadio de Balaidos”, por morri një lëndim teksa shënoi golin e tij të pestë të sezonit.
Ndërsa ai “u sulmua” nga shokët e skuadrës, Aspas e kuptoi menjëherë se ishte i lënduar.
Sa e kuptoi këtë, ai hoqi fanellën gjatë festës së golit, derisa e dinte edhe se do të merre kartonin e tij të katërt të sezonit, me ç’rast do të humbiste ndeshjen tjetër ndaj Mallorcas.
Kjo do t’i fitonte kohë atij të rikuperohej dhe të kthehej me numër të pastër kartonësh kur të kthehej./Arbresh.info
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan