Ditë më parë ishte konfirmuar themelimi i asociacionit të klubeve të sportit të kryeqytetit me emrin Prishtina, derisa tanimë është konfirmuar Bordi dhe Kryetari i këtij grupimi të rëndësishëm sportiv dhe i pari i këtij lloji në Kosovë.
Me votim unanim në kuvendin e parë të mbajtur nga ky asociacion, Kryetar u zgjodh Blerand Satvileci nga Klubi i Basketbollit Prishtina, derisa nënkryetar u votua Nebih Zariqi nga Klubi i Hendbollit Prishtina (femrat).
Delegatët në këtë kuvend zgjodhën edhe Bordin Drejtues i cili përbëhet nga këta anëtar: Oltion Beshiri nga Klubi i Hendbollit Prishtina, Huar Morina nga Klubi i Futsallit Prishtina, Ergin Balaj nga Klubi i Basketbollit Prishtina (femrat), Enis Haziri nga Klubi i Volejbollit Prishtina dhe Lulzim Gërguri nga Klubi i Volejbollit Prishtina 75 (femrat).
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” synon rikthimin e namit te ekipet nga kryeqyteti, kryesisht tek sportet që zhvillohen në sallë, mirëpo duke mos përjashtuar asnjë skuadër nga ndonjë sport tjetër.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...