Google ADS

“Asnjë përballje sportive kundër Rusisë”, qeveria shqiptare anulon ndeshjen Shqipëri – Rusi

20:30 | 27 Shkurt 2022
KRG

Në një konferencë për shtypin, Olta Xhaçka, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, prezantoi sanksionet që ka marrë qeveria shqiptare kundrejt Rusisë, që ka nisur prej disa ditësh operacionin e pushtimit të Ukrainës.

“Hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryhen për arsye emergjencë, qëllime humanitare apo mjekësore.

Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Kombëtarja shqiptare bën pjesë ne grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do kemi përballë Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Më 2 qershor është programuar sfida e parë e grupit përballë Rusisë në “Air Albania”, ndërsa përballja e kthimit më 13 qershor në Rusi. /SS/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme