“Asnjë ofertë për Coutinhon nuk merret parasysh”

11:15 | 11 Gusht 2017
Arbresh Info

Liverpooli ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga Barcelona për Philippe Coutinhon të mërkurën.

“Qëndrimi përfundimtar i klubit është që asnjë ofertë për Philippen nuk do të pranohet dhe ai do të qëndrojë një anëtar i Liverpool Football Club kur të mbyllet merkato e transferimeve”, shkruan klubi në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare, transmeton portali arbresh.info.

Ndryshe, kjo ishte oferta e dytë e Barcelonës për 25-vjeçarin brazilian.

Coutinho iu bashkua Liverpoolit nga Interi në vitin 2013. Ai shënoi 14 gola sezonin e kaluar dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare në muajin janar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme