Asnjë lajmërim nga FIFA, Crvena Zvezda nuk do të luajë në Kosovë

09:55 | 27 Shtator 2019
A. B.

Crvena Zvezda nuk do të luajë kundër Trepçës serbe në Kupën e Serbisë brenda Kosovës, ka insistuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Demi ka mohuar raportimet e fundit se FIFA ka aprovuar zhvillimin e një ndeshjeje të Kupës së Serbisë mes Trepçës serbe dhe Crvena Zvezdës në veri të Mitrovicës.

“Ne nga FIFA nuk kemi marrë asnjë e-mail, vetëm kemi njoftuar se ajo ndeshje nuk mund të zhvillohet në territorin e Kosovës, sepse është një garë krejt tjetër, këtë e di edhe Serbia”, deklaroi Ademi për “Kossev”, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se edhe nëse marrin një porosi të tillë nga FIFA ose UEFA, kërkesa që kanë dërguar tek institucionet e sigurisë së Kosovës “nuk mund të tërhiqet”.

“Kjo tani është në duart e shtetit, ne kemi dhënë rekomandimin tonë në Ministri dhe policinë e Kosovës që ajo ndeshje të mos zhvillohet”, theksoi Ademi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme