Asnjë fëmijë, qoftë edhe 1-vjeçar, nuk mund të hyjë pa biletë

15:52 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

Janë duke u bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së sotme të Superkupës, Drita – Prishtina.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se asnjë fëmijë i vegjël nuk mund të hyjë pa biletë, sepse një gjë të tillë nuk e lejon sistemi i biletimit.

“Prandaj sipas rregullave dhe reokomadimeve të UEFA-s, askush nuk mund të qëndrojë pa ulëse. Kështu lusim prinëdrit për mirëkupitim të atyre që kanë planifikuar të marrin fëmijët nën moshën 5 vjeçare dhe për ardhje në stadium duhet të kenë bileta edhe për fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e FFK-s, raporton Gazeta Olle.

Ndërkohë, Diturie Hoxha, zyrtare për marketing në FFK, ka thënë për koha.net se deri më tani janë shitur mbi 5 mijë bileta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme