Google ADS

Asllani thotë se te Kosova ka motiv për t`i mposhtur kundërshtarët

21:28 | 7 Tetor 2024
E.G

Futbollisti i Kosovës, Fisnik Asllani, është shprehur se te skuadra ka shumë motiv për t`i mposhtur kundërshtarët.

Kosova ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Lituanisë dhe Qipros, të cilat zhvillohen më 12, përkatësisht 15 tetor.

“Jam krenar që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren dhe shpresoj që do të kemi dy lojë shumë të mira. Do të japim maksimumin që të marrim 6 pikë nga ky grumbullim. Krejt ekipi është shumë i motivuar dhe duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët”, ka thënë Asllani. “Debutimi me Kosovën ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme dhe që nuk do ta harroj kurrë. I kam bërë krenar familjen dhe shokët”./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme