Google ADS

Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan edhe në Ligën e Kampionëve

23:41 | 5 Janar 2025
D.H

Kristjan Asllani nuk do të mund të jetë një titullar i padiskutuar te Interi për sa kohë në radhët e këtij klubi gjendet Hakan Çalhanoglu dhe kjo duket se po shtyn shumë skuadra të tjera të tentojnë transferimin e mesfushorit shqiptar.

Një prej tyre, raportohet se është Bologna, e cila kërkon përforcime për pjesën e dytë të sezonit ku do të tentojë t’i afrohet përsëri zonës së Ligës së Kampioneve, në të cilën po luan në këtë edicion.

Gazeta e qytetit të Bolognës, ”il Resto Del Carlino”, ka bërë të ditur se klubi ka shënjestruar Asllanin si një prej përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit.

Kuptohet, që lojtarit i ofrohet mundësia që të luajë titullar në radhët e kësaj skuadre.

Mirëpo edhe tek Bologna janë të vetëdijshëm se është vështirë të marrin nga Interi, mesfushorin shqiptar pasi për trajnerin Inzaghi, ai është  një alternativë e rëndësishme drejt mbrojtjes së titullit dhe një ecurie të suksesshme në Ligën e Kampioneve./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme