Goli i Kristjan Asllanit i dhuroi tre pikët e radhës kombëtares shqiptare pas fitores 0-1 në Tbilisi, ndaj Gjeorgjisë.
Pas ndeshjes heroi i natës së sotme për kuqezinjtë, ai foli për rrjedhën e ndeshjes, golin e shënuar pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme dhe dha një mesazh falënderues për tifozët, shkruan Arbresh.info.
“Ka ndryshuar që sot ishim ekip, më kompakt, i kemi lënë të gjitha në fushë, shpirtin, zemrën, çdo gjë që kemi brenda. Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që luajnë bukur, por sot kanë luajtur më mirë se në Tiranë. Por siç thashë, nga sot e tutje besoj se do mbrojmë kështu, pankina, trajnerët, tifozët tanë e ia dalim. Sot erdhëm për tre pikë, folëm me trajnerin dhe ia dolëm”.
“Ky është futbolli, rastet që humbëm mirë që nuk e pësuam, se është shumë e vështirë se është një ekip shumë i fortë sidomos përpara. Silvinjo na ka bërtitur shumë herë për të mbyllur pasimet brenda dhe më në fund ia dolëm”.
“Rëndësi ka të shënoj këtu që luaj më përpara, duhet të jem më aktiv në fazën sulmuese që të ndihmoj me gola dhe asistime shokët e skuadrës”.
“Të them të drejtën kjo fitore ndikon se po të kishim humbur do ishte shumë e vështirë pastaj të dilnim apo mendonim për diçka më të madhe në këtë grup. Fituam, erdhëm për tre pikë, i morëm, duhet të jemi të lumtur. Shkojmë të lumtur në klube, kthehemi në nëtor, në shtëpi, shpresojmë me rezultat pozitiv”.
“Në fund ishim përtokë se u lodhëm, por ia dolëm. Tifozët erdhën deri në Gjeorgji dhe i falënderojmë”, tha Asllani për “SuperSPort” pas ndeshjes.
Shqipëria në nëntor luan ndaj Cekisë dhe Ukrainës, dy sfida mjaft të rëndësishme që përckatojnë pozitën e kuqezinjve për këtë edicion në Nations League./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...