Fisnik Asllani po vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme me skaudrën e Elversbergut në Bundesliga 2.
Futbollisti dardan ka realizuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në fitoren e ekipit të tij ndaj Hanoverit i cili është edhe lider i Budesliga 2, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht sulmuesi i Kosovës, asistoi në minutën e 10-të për Baum i cili i dha epërsinë skuadrës.
Kurse në fundin e pjesës së parë, Asllani shënoi golin e dytë për ekipin e tij.
Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3-1, teksa me këtë triumf, Elversberg ngjitet në pozitën e gjashtë me 19 pikë.
Ky ishte goli i shtatë i Fisnik Asllanit në ligën e dytë gjermane, krahas katër asistime tjera./Arbresh.info
2:0!!! #Asllani!#elvh96 #dieELV #unsereElv pic.twitter.com/XNHsVXL0Ra
— SV 07 ELVERSBERG (@SV07Elversberg) November 10, 2024
Problemet hormonale tek gratë, si të riktheni balancën sipas...
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...