Inter ka arritur të shënoj fitore ndaj Genoas në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A, me rezultat 2-1.
Autor i golit të parë të zikaltërve ishte futbollisti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, shkruan Arbresh.info.
Për mesfushorin shqiptar ky ishte goli i parë me fanellën e Interit.
Ai u shpreh shumë me rastin e shënimit të golit teksa ia dedikoi familjes së tij dhe shokëve të skuadrës.
“Golin ia dedikoj familjes time dhe këtyre djemve të mrekullueshëm. Erdhën të gjithë të më përqafonin. E prisja prej kohësh këtë gol, sepse jam një tifoz i madh i Interit. Të shënosh në “San Siro” është një emocion unik”, u shpreh mesfushori shqiptar.
Tutje ai foli për këtë ndeshje dhe theksoi se tani është koha të mendojnë për kundërshtarin e radhës që është Bologna.
“Fitore e rëndësishme. Ata janë një skuadër e bukur dhe kanë shumë cilësi. Goli që pësuam mund të evitohej. Kishte pak lodhje, por më e rëndësishme ishte të merrnim këto tri pikë që janë thelbësore. 15 pikë ndaj Juves janë shumë? Po, por tani duhet të mendojmë për Bolognën,. Shkojmë me dëshirën dhe shpresën për të marrë fitoren e radhës”, tha Kristjan Asllani.
Ndeshjen ndaj Bolgonës, Interi e luan me datë 9 mars me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info/
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë
Ukraina dhe trupat koreano-veriore ‘përplasen’ për herë të p...